Bosin e kokainës e tradhton fotoja me birrë që poston në internet, kapet nga policia

Bosi i një perandorie të madhe kokaine u kap pasi postoi një fotografi të tij duke pirë birrë në një aplikacion sekret të mesazheve që monitorohej nga policia.

Leon Atkinson drejtoi një bandë të përfshirë në pazare droge me vlerë 9 milionë paund në vetëm tre muaj, tha Policia e Mançesterit të Madh.

41-vjeçari u kap kur detektivët arritën të kapnin mesazhet në rrjetin EncroChat të përdorur nga tregtarët. Atkinson, nga Wigan, u burgos për 15 vite nga Gjykata e Kurorës së Mançesterit.

Ai dhe katër të tjerë pranuan një sërë veprash, duke përfshirë konspiracion për të furnizuar drogë të klasit A ​​dhe pastrim parash.

Komploti u zbulua pasi detektivët depërtuan në sistemin e komunikimit si pjesë e operacionit Venetic.

Atkinson u identifikua si drejtuesi kur i dërgoi fotografinë, të realizuar në kopshtin e tij gjatë bllokimit të parë të koronavirusit në Angli në 2020, një anëtari kryesor të një bande tjetër të drogës.

Mesazhet në “dark web” zbuluan se si banda e Atkinson po organizonte blerjen dhe transportin e sasive të mëdha të kokainës me një tjetër anëtar të bandës Abdul Ghafar, 46 vjeç.

Organet e ligjit pohuan se kjo ishte një bandë jashtëzakonisht e sofistikuar droge që shpërndante në mënyrë efektive sasi masive kokaine në të gjithë veriperëndimin e vendit.

Bosin e kokainës e tradhton fotoja me birrë që poston në