Finlanda pritet të shpallë sot vendimin zyrtar për tu futur në NATO

Finlanda pritet që sot të thotë se dëshiron të anëtarësohet në NATO, në një ndryshim të madh të politikës së sigurisë.

Finlanda, e cila ndan një kufi prej 810 miljesh dhe një të kaluar të vështirë me Rusinë, ka rritur gradualisht bashkëpunimin e saj me NATO-n si një nga vendet 'partnere' të saj që kur Rusia aneksoi Krimenë në 2014.

Por ajo është frenuar nga anëtarësimi në fakt për të ruajtur marrëdhënie miqësore me fqinjin e saj lindor.

Megjithatë, sot presidenti Sauli Niinisto pritet të shpallë synimin e tyre zyrtar për të aplikuar. Qeveria dhe parlamenti pritet të japin gjithashtu miratimin e tyre.

I pyetur nëse Finlanda do të provokonte Rusinë duke iu bashkuar NATO-s, presidenti Niinisto tha se fajin do ta kishte presidenti rus Vladimir Putin.

"Përgjigja ime do të ishte se ju e shkaktuat këtë. Shikoni pasqyrën," tha ai.