Rusia ka lëshuar rreth 800 raketa në Ukrainë që nga nisja e luftës

Ushtria ukrainase ka thënë se 788 raketa balistike dhe lundrimi janë lëshuar në objektiva të ndryshëm në Ukrainë nga territoret ruse dhe bjelloruse që nga fillimi i luftës.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Alexei Gromov, anëtar i forcave të armatosura ukrainase tha se objektivat kryesorë kanë qenë infrastruktura  e transportit në jug dhe lindje të Ukrainës.

Por, sipas Gromov, forcat ruse kanë goditur vazhdimisht në objekte të tjera kritike të infrastrukturës me rëndësi sociale.