Von der Leyen: Rusia kërcënimi më i drejtpërdrejtë për rendin botëror
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Maj 2022, 09:03
Rusia është kërcënimi më i drejtpërdrejtë për rendin ndërkombëtar për shkak të luftës së saj barbare në Ukrainë, ka paralajmëruar presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.
Duke folur pas bisedimeve të së enjtes në Tokio me kryeministrin japonez Fumio Kishida, ajo përmendi gjithashtu paktin shqetësues të Moskës me Kinë".
Në samitin në kryeqytetin japonez mori pjesë edhe presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel.
Ndërkohë, zoti Kishida tha: "Invazioni rus i Ukrainës nuk është vetëm një çështje e Evropës, por ai trondit thelbin e rendit ndërkombëtar duke përfshirë Azinë. Kjo nuk duhet të tolerohet."
