Reagon sërish Ronela: E meritonim finalen, dje dola për të pirë, për të harruar, ndjej dhimbje në gjoks

Këngëtarja shqiptare Ronela Hajati që na përfaqësoi këtë vit në Eurovision ka reaguar sërish për mos skualifikimin e mbrëmshëm në këtë kompeticion.

Ajo shkruan në Instagramin e saj se nuk e ka parë akoma performancën e saj dhe se dje doli të pijë, pasi do të harrojë atë që ndodhi.

Ajo shton se performanca e saj në këtë festival ka arritur 1 milionë shikime në Youtube dhe se e ka merituar finalen.

“Ende nuk e kam parë, sepse nuk mundem. Dje dola për të pirë, për të harruar dhe kjo ndodhi! Plus performanca e “Sekret” është 1 milion! Ende e ndjej këtë dhimbje të madhe në gjoks, sepse e merituam këtë finale, por Zoti i di gjërat më mirë! Ju dua!“

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by RONELA (@ronelahajatiofficial)