Dubai: Turizmi seksual ,trondit “Porta Potty”
Jetojmë në një botë ku ende vazhdon të luftohet prostitucioni në të gjitha mënyrat. Jetojmë në një botë ku tashmë i ashtuquajturi “profesion” ka filluar të ligjërohet e ku figura njerëzore poshtërohet duke kaluar çdo normë e moral që shoqëria ka ngritur ndër vite.
Së fundmi një fenomen i quajtur “Dubai Porta Potty”, një praktikë ku vajzat i lënë sheikët të kryejnë jashtëqitjen sipër trupit të tyre , tronditi botën . Përdoruesit e “TikTokut”, por jo vetëm po flasin prej ditësh për këtë, trend ky në të gjithë rrjetet sociale.
“Dubai Porta Potty” thuhet se është diçka që influencers dhe vajzat e tjera të reja nga e gjithë bota bëjnë në këmbim të parave ose dhuratave.
Të ftuar në emisionin “Jeto me orën” Kaon Serjani studiues i çështjeve etike , Zhaklin Lekatari gazetare, Klodi Reçi avokat dhe Almeida Xhaferi psikologe treguan më shumë lidhur me këtë çështje që duket se është mjaft e përfolur dhe shqetësuese.
“Akti që është diskutuar këto ditë kategorizohet nga një term që quhet parafili, në këtë rast kemi të bëjmë me një akt seksual dëmtues, një sjellje që ka një risk të madh”, u shpreh psikologia Xaheri.
“Të shikosh dikë si një stimul të kënaqësisë seksuale, të detyruarit e dikujt që të bëjë gjëra çnjerëzore është si të zhveshësh dikë nga humaniteti”, u shpreh Kaon Serjani.
“E ndërsa kthejmë vëmendjen nga ana ligjore është një sjellje e dënueshme nga ana morale sepse ka si qëllim denigrimin e njeriut, nuk ka të bëjë me epshin por për të treguar fuqinë e parasë” tha avokati Klodi Reçi.
Sipas avokatit prostitucioni nuk duhet të dënohet me ligj pasi secili bën atë që çdo njeri dëshiron.
“Kjo gjë bëhet më shumë për shkak të pushtetit që ka ai që ka para. Ajo që mua më shqetëson është fenomeni i eskortave, i këtyre grave dhe vajzave që nuk e kanë edukatën dhe kulturën e punës, por zgjedhin rrugën më të lehtë”, tha Zhaklin Lekatari.
Një fakt shqetësues lidhur me këtë ndodhi është se rreziqet shëndetësore nga të tilla marrëdhënie seksuale janë risqe për shëndetin. Shqetësues është edhe fakti se Mona Kizz , vajza nga Uganda e cila u shfaq në video i ka dhënë fund jetës.