Rikthim në Shqipëri? Alida Duka: Jo nuk e mendoj sinqerisht, por këtë verë kam shumë surpriza me Stinen
Alida Duka, një këngëtare tashmë e afirmuar në tregu shqiptar dhe jo vetëm. Prej vitesh e shpërngulur në Gjermani ku atje vazhdon jetën dhe aktivitetin e saj si një grua biznesmene, asnjëherë nuk e ka lënë pas dëshirën dhe pasionin për muzikë.
E ftuar në D-Night në RTV Ora na tregoi më shumë për bashkëpunimet e reja me reper të huaj, por pa harruar edhe vëllanë e saj Stinen, ku këngët me të kanë qenë gjithmonë hite për publikun.
Dajana: Prej vitesh në Gjermani Alida, megjithatë e ke menduar rikthimin tënd me bazë në Shqipëri?
Alida Duka: Jo, jo nuk e mendoj sinqerisht. Por, këtë herë kam vendosr që sezonin veror t’a mbyll në Shqipëri sepse kjo pjesë më ka munguar shumë.
Në Shqipëri nuk kam mbyllur asnjëherë data pasi kam qenë gjithmonë shumë e ngarkuar dhe këtë verë kam vendosur që të mbyllim disa data me Stinen bashkë që të jem edhe më shumë andej për publikun shqiptar.
D-NIGHT një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e hëna në të enjte 23:00-00:00
Për më shumë klikoni në linkun më poshtë:
