Votoni kodin 01! Shumë dashuri për Ronelën në këtë Eurovizion
Pak minuta para nisjes së Eurovision 2022, këngëtarja Ronela Hajati, e cila përfaqëson Shqipërinë me këngën ‘Sekret’, u është drejtuar me një videmesazh shqiptarëve që jetojnë jashtë duke kërkuar mbështetjen e tyre me votë në kodin 01.
“Përshëndetje Shqipëria ime e dashur nga Ronela. Jemi pak minuta para fillimit të Eurovisioni, është nata e parë, unë do këndoj e para dhe do ju lutesha me gjithë zemër që të votoni Shqipërinë në numrin e telefonit që do ju dalin në ekran në kodin 01. Të gjithë shqiptarët që janë jashtë Shqipërisë të më votojnë mua dhe këngën ‘Sekret’. Ju dua shumë”, është mesazhi që Ronela dha pak minuta para nisjes së festivalit.
Ronela do të jetë e para që do të çelë këtë natë magjike dhe ne i urojmë shumë suksese.

Të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë mund të votojnë për Shqipërinë me kodin VOTE 01 për të provuar sërish emocionet e forta që përcolli Ronela Hajati në natën finale që do të mbahet më 14 maj.