Zëri i Çamërisë në "Jeto me Orën". Surpriza, rrëfime e emocione me Hysni dhe Enkelejda Alushin
Ndërsa sjellim ndërmend Çamërinë dhe vendet e saj, menjëherë na kujton dy këngëtarët ikonë të atij vendi. Dy artistët që i kanë kënduar Çamërisë një jetë.
Hysni Alushi ka nisur të këndojë që në moshë të re. Ai ka lindur në Rrogozhinë,por rrënjët i ka në Çamëri.Bashkëpunimet me mbesën e tij Enkeledën mund të konsiderohet si çelës suksesi, jo vetëm në atë kohë por edhe sot, ku formësojnë një dyshe ideale. Në vitin 2005 ai filloi të bashkëpunonte më mbesën e tij Enkelejda, pasi ajo ishte kthyer nga Zvicra.
Bashkëpunimi i tyre i parë në një këngë për Çamërinë ishte një sukses i madh në të gjitha trevat shqiptare. Pas këtij bashkëpunimi të suksesshëm, ata vazhduan edhe më tej duke publikuar dy albume në vitin 2010 dhe 2013.
Të ftuar në emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora Enkelejda Arifi dhe Hysni Alushi treguan më tepër për karrierën dhe pasionin e tyre për muzikën.
Hysniu: “Fillimisht e kam nisur vetë pasi Enkelejda nuk ndodhej në Shqipëri, e që pas ardhjes së saj filluam të këndojmë së bashku”.
Duket se muzikën e kanë në gjak pasi ka qenë një trashëgimi nga familjarët e tyre. Edhe pse fillimet e karrierës së tyre kanë qenë të vështira duket qartë nga suksesi i tyre, që të dy së bashku ja kanë dalë mbanë. Edhe djali i Hysni Alushit duket se ka trashëguar profesionin e të atit pasi ai tashmë studion për piano.
“Të përfaqësosh muzikën popullore është një përgjëgjësi shumë e madhe pasi mban mbi supe një peshë shumë të madhe, se si do pritesh nga publiku, sa sukses do kenë këngët, por mendoj se ja kemi dalë më së miri” shprehet Enkelejda.
Në studion e emisionit Hysni Alushi u surprizua nga djali i tij që jeton jashtë Shqipërisë , gjë e cila e emocionoi këngëtarin. Ndërsa Enkelejda u surprizua nga miku i saj Dëfrim Behluli.
Enkelejda rrëfeu se ka kompozuar një këngë surprizë për bashkëshortin e saj, një këngë me titull “Dashurisë time”. Enkeleda dhe Hysniu tashmë konsiderohen si ikona të muzikës popullore shqiptare, teksa numërojnë dhjetra këngë, po aq festivale e më shumë koncerte brenda dhe jashtë vendit.