Bullizmi në Tik-Tok? Grines: Kur shikoj të tilla fyerje them se po jap rezultat dhe njerëzit të luajnë pak “mendsh”
Quhet Grines Fezollari dhe është një Tik-Toker shumë i njohur në Shqipëri. Me natyrën e tij të drejtpërdrejtë dhe pa komplekse ka thyer shumë tabu.
Prej vitesh merret me Tik-Tok duke bërë video të ndryshme shpesh provokuese, por edhe me tematika të ndryshme sociale.
E ftuar në D-Night në Rtv Ora ai na tregoi më shumë për përditshmërinë e tij dhe bullizimet që has teksa del në rrjete sociale.
Dajana: Si lindi ideja për të hapur për t’u futur në një “botë të re” si Tik Tok?
Grines: Shpejt nuk mund të them se janë bërë gati vite që po merrem me platformën Tik-Tok dhe jo vetëm, si me YoutTube, Instagram dhe çdo platformë tjetër sociale, pot Tik-Tok më jep më shumë shtysë dhe është një platformë më e pastër, e drejtpërdrejtë, e sigurt dhe më e thjeshtë.
Dajana: Je ndjerë ndonjëherë i bullizuar në Tik-Tok?
Grines: Kam përshtypjen që çdo njeri që e ka ndarë mendjen të bëhet pjesë e ekranit ose të jetë person publik dhe të ndajë jetën e vet me fansat dhe ndjekësit bullizohet.
A ka ndikuar te unë? Kur kam qenë pak më i vogël mbase mund t’i merrja më shumë seriozisht, por tani jam…dmth nëse nuk i shikoj këto bullizime apo ngacmime them se nuk po bëj diçka.
Në momentin që unë shikoj këtë gjë, them se po jap rezultat dhe njerëzit po luajnë pak mendsh!
D-NIGHT një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e hëna në të enjte 23:00-00:00
Për më shumë klikoni në linkun më poshtë: