Kompromis për famë? Alida Duka: Kur kujtoj koleget e mia që s’bënë asgjë për karrierë, jam e lumtur me këto që kam

Alida Duka është nga ato këngëtare që me projektet muzikore që prodhon mbetet gjithmonë hit. E ftuar në D-Night në Rtv Ora na zbuloi më shumë rreth vetes së saj dhe jetës personale. Kujtojmë që Alida pas divorcit ka një djalë dhe vendosir që jetën dhe karrierën t’a zhvillonte në Gjermani.

E pyetur nëse do të bënte kompromis për një famë edhe më të madhe, Alida nuk harroi të falenderonte Stinen që e ka rikthyer shpesh për publikun shqiptar dhe jo vetëm me projekte të bukura muzikore.

Dajana: Çfarë të ka munguar në fëmijëri?

Alida Duka: O Zot çfarë pyetje më ke bërë…në fakt në fëmijëri nuk më ka munguar asgjë sepse kam qenë fëmija më mistrec. Më përpara nuk i kemi pasur kushtet që kemi sot dhe blejmë çdo javë rroba të reja dhe më përpara i blinim për Vit të Ri.

Dajana: Kë moment ke patur më të vështirë në jetën tënde?

Alida Duka: Momenti më i vështirë ka qenë kur kam ardhur në fillim në Gjermani, madje ishte shumë i vështirë për mua dhe si çdo emigrant tjetër që e kam filluar gjithçka nga zero. Por, dikush që ka një pikësynim dhe ka shumë dhunti për diçka në jetë e arrin.

Dajana: A ke ndihmuar ndonjë artist që sot është i famshëm por t’a ka harruar si nder?

Alida Duka: Nuk e mbaj mend dhe unë jam njeri që instiktivisht ndihmoj shumë njerëz edhe pse të gjithë më thonë boll se nuk ke kohë për veten. A ta din tjetri apo jo…është diçka që nuk e vras shumë mendjen. Gjithçka ma kthen Zoti!

Dajana: Ku e shfaq më shumë egoizmin tënd?

Alida Duka: Nuk është se e kam shumë të theksuar, por më shumë jam e foksuar tek diçka që e blej për vete dua ta vesh vetë dhe mos ta ketë dikush tjetër, në të kundërt nuk e vesh fare më mirë e fal

Dajana: Çfarë të bezdis më shumë nga kolegët artistë?
Alida Duka: Nuk është se i vë shumë re këto gjëra…në përgjithësi shkojmë shumë mirë me kolegët dhe lëmë pozitivitet

Dajana: Çfarë kompromisi do të bëje për famë edhe më të madhe?
Alida Duka: Me thënë të drejtën me çfarë kam arritur deri tani jam shumë e lumtur edhe nëse qëndroj deri këtu ku jam jam përsëri e lumtur, pasi kam shumë kolege të mia që nga Liceu që nuk kanë arritur të bëjnë asgjë në karrierë dhe unë falë vëllait tim Stines kam arritur të rikthehem përsëri në karrierë edhe pse u largova atëherë në kohën e ’97.

Dajana: Sa aventuriere je?

Alida Duka: Aventuriere jam gjithmonë dhe më pëlqejnë shumë,,,më duket sikur jam përsëri 17 vjeç

D-NIGHT një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e hëna në të enjte 23:00-00:00
Për më shumë klikoni në linkun më poshtë: