E rrallë, foshnjat e dy vëllezërve binjakë lindin brenda pak orësh
Dy vëllezër binjakë u bënë prindër për herë të parë njëkohësisht, brenda dy orësh.
George Robinson dhe Hayley Bocking mirëpritën djalin e tyre Oliver James të hënën e Pashkëve, pak para Reginald Geoffrey, fëmijës së Joe dhe Ellie Robinson. Dy baballarët, binjakë me njëri-tjetrin, thanë se një gjë e tillë ishte e pabesueshme për ta.
Mamia Ami Turner i priti të dyja foshnjet në spitalin Mbretëror Worcestershire.

"Stafi i spitalit ishte pak i hutuar me situatën tonë. Ata vazhdimisht na merrnin në pyetje se kush ishim dhe pse ishim atje sëbashku. Kur u thamë se ishim vëllezër dhe partneret tona ishin duke lindur, ata ishin të habitur dhe nuk e besonin dot një gjë të tillë", ka thënë një ndër vëllezërit.
Oliver i cili lindi në datën e parashikuar peshonte 3.6 kg ndërsa Reginald lindi pesë ditë pas datës së parashikuar dhe peshonte 3.2 kg.
Vëllezërit që punojnë sëbashku në një firmë të përpunimit të pemëve do të bëhen xhaxhallarë në fund të këtij viti nga vëllai i tyre i madh Tom që pret dhe ai fëmijën e parë.
