Rrëfimet e rrugetimit të këngëtarit Renato Jaho në "Jeto me Orën". Së shpejti me tre projekte të reja

Renato Jaho është një këngëtar vlonjat me stil të veçantë. Kënga e publikuar në vitin 2013 “Kafe pa sheqer”, që më pas u bë dhe titulli i albumit të parë i dha një sukses të jashtëzakonshëm.

Vetëm një vit më vonë publikoi klipin e këngës “Kaçurele”.

Në prill të 2016-ës, publikoi videoklipin "Te Faleminderit", ndërsa në 2017 këngën “Si uragan”. Në 2018 bashkëpunoi me grupin “Free MC”, “Le të ndizet nata”. Një vit më vonë publikoi këngën “Sa të dua, unë e di, dhe në po atë vit këngën “Baba të paça sa malet". Në 2020-ën, publikoi videoklipin “Mirësevini , ju pret Vlora”, në shkurt të vitit 2021 këngën “Dora me byzylyk”.

Këngët e artistit vlonjat numërojnë miliona klikime.

I ftuar në emisionin “Jeto me Orën” Renato rrëfeu më shumë për karrierën e tij muzikore. Ai rrëfeu se pasionin për muzikën e ka nisur që në moshë fare të vogël.

Njësoj si të gjithë artistët në kohën e pandmisë edhe për Renaton ka qenë një periudhë shumë  e vështirë. Ai ka zgjedhur të depërtojë te publiku me këngët e jugut pasi aty e gjen më shumë veten, por nuk i mungon dhe dëshira që të vijë për publikun edhe me këngë të lehta.

Një nga këngët më të suksesshme të Renatos është kënga “Kafe pa sheqer”. Ai do vijë së shpejti për publikun me tre projekte të reja.