Endri Bajo, 15-vjeçari që shkëlqen në kitarë
Endri Bajo, 15-vjeç ëndërron të bëhet i famshëm në të gjithë botën. Kitaristi i talentuar duket se po ecën në hapat e duhura. Më 6 maj kishte recitalin e parë në Liceun Artistik, ndërsa në studion e “Jeto me Orën”, në RTV Ora ka zbuluar emocionet për ngjarjen e rëndësishme të jetës së tij.
"Kam marrë pjesë në shumë konkurse, nuk kam pasur emocione, jam paksa natyrë e ftohtë në performanca. Çmimi i parë që kam marrë ka qenë në Tiranë, kam dalë i dyti, ishte emocion i veçantë. Kur kam qenë në Vjenë më ka mbështetur ministrja e Kulturës, unë isha më i vogli, koncerti organizohej në një sallë të madhe, të vjetër. Më bënin komplimenta duke më thënë se isha i talentuar. Kam hequr dorë nga lojërat e fëmijërisë, merrem me kitarën tani. Kritiku im më i madh është babi" u shpreh Endri.
