Mosmarrëveshje për bashkëshorten e Stines/ Alida Duka shuan kureshtjen një herë e mirë

Alida Duka ishte e ftuara e mbrëmjes në D-Night në Rtv Ora me Dajana Shabanin. Artistja e cila me përformancat e saj si një braziliane e vërtetë nuk e ka harruar asnjëherë publikun shqiptar edhe pse tashmë prej vitesh jeton në Gjermani dhe mesa duket nuk e ka në plan të rikthehet më në Shqipëri.
Lajme të shumta kanë qarkulluar në rrjete sociale në lidhje me marrëdhënien që ka ajo me bashkëshorten e të vëllait, artistit Stine.
Por si janë ujërat tani e në vazhdim?
E zbulojmë së bashku
Dajana: Kemi edhe një pyetje personale jashtë këngës, por duke qenë se është bërë mediatike nuk mund të heq dorë e pa të pyetur. Në një intervistë së bashku me Stinen duket sikur kishit një mosmarrëveshje pikërisht për bashkëshorten e Stines që edhe ajo është një këngëtare. Si janë ujërat tani?
Alida Duka: Tani…filluam te Chikita, vazhduam me flokët… gojët e liga nuk mbyllen kurrë, por mendoj se është një çeshtje shumë private dhe besoj se publiku duhet të rrijë më shumë te pjesa si artistë që na njohin njerëzit edhe neve.
D-NIGHT një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e hëna në të enjte 23:00-00:00
Për më shumë klikoni në linkun më poshtë: