Berisha fton Ramën në përballje: Më dil para me prova

Kryeministri Edi Rama, pas  thirrjeve në Asamble sot doli bashkë me Minsitrin e Drejtësisë për ti kërkuar spak, që të hetojë ish kryeministrin Sali Berisha. Por ky i fundit iu përgjigj menjëherë  duke u shprehur i gatshëm që të hetohet qoftë për 21 janarin apo Gërdecin.

Sali Berisha: Unë do të mbroj të vërtetën,të vërtetën dhe vetëm të vërtetën. Ky është reagimi im në çdo rrethanë. Kam zbatuar ligjin, ligjin dhe vetëm ligjin. Për mua ligji ëshët e vërteta.

Ai ftoi kryemisnitrin në një debat publik për qevrisjet respektive.

Sali Berisha: E ftoj në një debat publik para jush. T'ia themi njëri tjetrit në sy të gjitha. Unë kam punuar me firma, kam firmosur. Kam firmosur mijëra e mijëra akte e vendime. Le ti marrë të gjitha ato e të vijë.

Sali Berisha, i  cili u rikthye ne poltikë ative dhe kërkon të marr drejtimin e Partisë Demorkatike, tha se Rama ka ndërmarr një sulm ndaj drejtësisë I friksuar nga aferat që ka qeveria e tij përfshirë edhe inceneratorët.

Sali Berisha: Edivinit firmat tani natën i duken si hekura, herë në këmbë e herë në duar. Po Lefteri po gjykohet për thërrime sepse që në momentin që të kapet që Lefteri të akuzohet për atë çka thotë vetë akt akuza ajo me shpejtësi të rrufeshme ngjitet Ëngjëll Agaçi, Edi Rama, Arben Ahmetaj.

Pëtej inceneratorëve ai kishte edhe një akuzë tjetër për aferë qe në këtë rast ka marr edhe jetë njerëzish.

Sali Berisha: Afera të tmerrshme kriminale të pahetuara. Janë 24 viktima të Thumanës të cilat i goditi tërmeti i parë dhe me të gjitha dokumentat banesat e tyre ishin të pabanueshme.

 Ish kryemisnitri Sali berisha, u ndal edhe tek debate për parkun e butrintit, ndërsa akuozi Ramën se është aksioner në projektin ku do të ndërtohen rreth 600 vila.