“Kanë vjedhur vota brenda PD-së” Elezi: Berisha e ka Vokshin sikurse Rama ka Gjiknurin
Në një intervistë për Ora News, kandidati për kreun e PD-së përballë Berishës, Ibsen Elezi u shpreh se ka prova që janë manipuluar procesverbalet e votimeve në PD.
Ai tha se po të njëjtën njerëz që kanë shkelur rregullat zgjedhore brenda partisë, duhet të përjashtohen nga këto procese.
Ai shtoi se Berisha e ka Albana Vokshin ashtu sikurse Edi Rama ka Damian Gjinurin lidhur me vjedhjen e votave.
Elezi: Unë në konferencë doja të sqaroja një moment që një kandidat nxjerr probleme thelbësore, interesi i gazetarëve duhet të ishte aty. Unë kam prova që janë manipuluar procesverbalet në votimet e PD-së. Këta i rrumbullakosin shifrat sikur duan ata. Këto janë skandale në një proces minimal demokrat. Këta persona që kanë shkelur rregullat në këtë zgjedhje, duhet të përjashtohen.
Me pjesëmarjen e Albana Vokshit, i jam drejtuar edhe Berishës që është torturoi Vokshit, sepse është njëlloj si Rama me Damian Gjiknurit. Gjiknuri e kreu aktin në elektorat. Ndërsa këta janë më keq sepse vjedhin votat në shtëpinë e tyre. Nuk mund ta harrojmë një gjë të tillë. Fakti që Berisha si kandidat nuk reagon. Unë kërkoj si kandidat se çfarë do të bëhet me këta njerëz që kanë kryetar akte të tilla.
