Shoferi që shkaktoi aksidentin tek "Rruga e Kavajës" del sot në gjykatë
Del sot para gjykatës së Tiranës Ajas Sulejmani shoferi i makinës që përplasi çiftin burrë e grua me foshnjen e tyre në karrocë teksa ato kalonin në vijat e bardha.
Aksidenti u shënua të dielën e 8 majit 2022 në “Rrugën e Kavajës” në Tiranë. Ai akuzohet për shkelje semafori, aksidentim të këmbësorëve, mosdhënie ndihme për të aksidentuarit, largim nga vendi i aksidentit dhe drejtim mjeti nen efektin e narkotikeve.
Pas testit të drogës ku 39 vjeçari ka dalë pozitiv, Sulejmani është justifikuar se merrte disa substance me qëllim rritjen e masës muskulore pasi merrej me palestër.
Bashkëshortët Arjan dhe Viola Konomi dhe foshnja e tyre 3 muajshe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Pas analizave në spital ka rezultuar se Arjani ka fraktura në trup ndërsa e shoqja Viola ka pësuar hemorogji të brendshme. Fatmirësisht foshnja e tyre ka shpëtuar pa dëmtime me përjashtim të një gërvishtje në faqe.
