Zjarr mes pazarit të Gjirokastrës/ Frigoriferi “djeg” lokalin në zonën historike të qytetit
Një lokal ku ishte vendosur një Fast Food në Gjirokastër, u përfshi nga flakët mëngjesin e së martës. Ngjarja ndodhi në zonën muzeale, ndërsa dëmet ishin të mëdha, por fatmirësisht flakët nuk u përhapën në zonë ku mund të rrezikoheshin edhe objekte të tjera historike.
Një lokal i ushqimit të shpejtë në zonën historike në Gjirokastër u dogj mëngjesin e së martës.
Nga hetimet e para mësohet se shkak për nisjen e zjarrit ka qenë një motor frigoriferik i cili ka marrë zjarr, dhe më pas ai është përhapur në të gjithë dyqanin
Ndërhyrja e forcave zjarrfikëse vuri nën kontroll flakët, duke shmangur rrezikun e përhapjes tek dyqanet ngjitur në zonën muzeale të qytetit.
Zjarrfikësit e Gjirokastrës shprehen se puna në zonën muzeale është e vështirë, për shkak të rrugicave të ngushta, dhe mungesa e një mjeti të përshtatshëm për të aksesuar rrugët.
“Është e vështirë ndërhyrja në zonat muzeale. Këtë muaj do të vijë një mjet zjarrfikës i vogël.”
Fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, por dëmet materiale në biznes ishin të mëdha.
Ekspertët e Policisë dhe ata zjarrfikës ndërkohë po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të zjarrit.
Spanja kërkon ekstradimin, Gjykata lë në burg për 40 ditë Drejtorin e Ujësjellësit të Kurbinit
Gjykata e Kurbinit ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për 40 ditë për Drejtorin e Ujësjellësit të Kurbinit Alfred Prodanin.
Ky vendim sipas burimeve është marrë me qëllimi për të iu dhënë kohë autoriteteve që brenda kësaj kohe të bëjnë procedurat për ekstradimin e tij drejt Spanjës.

