Spanja kërkon ekstradimin, Drejtori i Ujësjellësit të Kurbinit del sot në Gjykatë

Alfred Prodani, Drejtori i Ujësjellësit të Kurbinit, pritet të dalë sot para gjykatës së Kurbinit, për tu njohur me masën e sigurisë.

Mësohet se përfaqësuesi i akuzës do kërkojë në gjykatë caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” me afat 40 ditor, kohë kjo që do i lihet në dispozicion autoriteteve Spanjolle për të sjellë në Shqipëri kërkesën e ekstradimit të Alfred Prodanit.

Prodani u arrestua tre ditë më parë nga policia e Laçit, pasi dyshohet si pjesëmarrës në gati 40 episode vjedhjesh të apartamenteve në Spanjë.

Sipas mandat arrestit të lëshuar në 2013 nga gjykata e Corunës, dhe të mbërritur pak ditë më parë në prokurorinë e Laçit, zyrtari i administratës shtetërore, rezulton i shpallur në kërkim, pasi dyshohet se ka marrë pjesë në të paktën 40  vjedhje me dhunë, të banesave në Spanjë.

Arrestimi i Alfred Prodanit, erdhi vetëm një muaj pasi qeveria Shqiptare lidhi një marrëveshje ekstradimi me qeverinë Spanjolle.