Spiropali-Berishës: Bën viktimën sepse SPAK-u nuk dëgjon ulërimat e të vrarëve prej teje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Maj 2022, 20:50
Ministria Elisa Spiropali i ka kthyer përgjigje ish-kryeministrit Sali Berisha lidhur me akuzat që ai ka lëshuar nga foltorja e Kuvendit.
Spiropali tha se korrupsioni i Berishës ulëret, ndërkohë që SPAK-u nuk dëgjon ulërimat e të vdekurve dhe të vrarëve prej tij.
Spiropali: Ti nuk ke faj që flet për prokurorë dhe për vrasje, përderisa SPAK të sheh gjallë dhe me armën ngrehur, sepse ndryshe nuk ka si shpjegohet fakti që nuk je thirrur për të dhënë llogaritur. Korrupsioni yt ulëret qysh nga Gërdeci deri te kompleksi partizani i dhëndrit. Por siç duket ti bën mirë që luan roli ne viktimës përderisa SPAK-u nuk dëgjon ulërimat e të vdekurve dhe të vrarëve prej teje.
