Kërkesa e Berishës në kuvend: Mos i lini punonjësit e Gardës në shi, tu bëhet një strehë te dera

Ndërsa ishte i pranishëm në seancën e sotme plenare në Kuvend, ish-kryeministri Sali Berisha ka pasur edhe një kërkesë për drejtuesit e këtij institucioni.

Ai tha se një grup punonjësish të Gardës së Republikës qëndrojnë në shi tek dera dhe qeveria nuk iu ka bërë një strehë për të qëndruar, ashtu sikurse është vepruar me gazetarët.

Berisha: Lihen siç janë lënë. Ju që drejtoni parlamentin nuk keni detyrë vetëm mikrofonin, por të shikoni tërësinë e shërbimeve që duhet të kenë kushtet më minimale për t’i kryer ato. Gazetarët kanë një strehë, shumë mirë që e kanë, por dhe rojeve tek dera ju bëhet një strehë. Kjo ishte në rrafshin human.

Ndërkohë pas kësaj kërkese të Berishës, është përgjigj edhe drejtuesja e seancës, deputetja socialiste Ermonela Felaj. 

Felaj: Faleminderit zoti Berisha. Ju kujtoj që në legjislaturën që sapo mbyllëm u kemi dhënë një ligj të ri gardës së republikës. Dhe besoj që shumëçka nga statusi i tyre është përmirësuar me këtë ligj të ri.