Çepani: Është normalizuar dhuna ndaj grave, institucionet e neglizhojnë këtë plagë të shoqërisë
Në një intervistë për RTV Ora, aktivistja Edlira Çepani u shpreh se fatkeqësisht është normalizuar dhuna ndaj grave, sidomos dhuna ën familja
Ajo tha se duket sikur ka një mosreagim të shoqërisë dhe sidomos nga ana e institucioneve që e neglizhojnë këtë plagë të shoqërisë.
Çepani: Fatkeqësisht është normalizuar dhuna ndaj grave, sidomos dhuna në familja duke e konsideruar si një çështja familjare dhe jo si një plagë të madhe. Duke folur për dhunën ndaj gruas edhe në mënyrë të gabuar dhe duke qenë se rastet kanë qenë në rritje dhe duke mos marrë masat e nevojshme, duket sikur e kemi bërë pjesë të jetës tonë këtë dhunë. Po ashtu duket sikur ka një mosreagim të shoqërisë dhe sidomos nga ana e institucioneve që e neglizhojnë këtë plagë të shoqërisë.
Duna është një rreth vicioz që na prek të gjithëve. Edhe pse mund të mos prekemi direkt, është një rreth që na prek të gjithëve dhe duhet luftuar së bashku duke filluar nga institucionet. Prandaj udhët vënë në lëvizje mekanizma sociale dhe ata të drejtësisë, ky është një moment në të cilin të gjithë duhet të marrin masa për atë që mund të bëjnë.
Çepani shtoi se historitë e dhunës të gjithë i dinë, por nuk reagojnë duke thënë se janë çështja familjare.
Çepani: Historitë e dhunës të gjithë i dinë, por nuk reagojnë duke thënë se janë çështja familjare. Kjo është një gjë e gabuar sepse lihet në mënyrë të fatit dikush që ka nevojë për ndihmë. Viktimat që janë në situatë dhune janë edhe psikologjikisht të dhunuar. Nga ana e tjetër nëse komuniteti nuk e bën këtë nga mentaliteti ose frika, atëherë është e rëndësishme që institucionet duhet të jenë aty prezente. Duhet bërë policimi në komunitet dhe ka persona të caktuar që duhet ta njohur zonën.

