Pas aksidentit te rruga e Kavajës, kujtohet policia, nis kontrollet e shoferëve për drogë dhe alkool
Policia e rrugore e Tiranës po zhvillon një operacion në rrugët e kryeqytetit kryesisht e përqendruar në Bllok për alkool dhe droge te shoferët.
Një lëvizjes e tillë e vjen pak orë pasi në rrugën e Kavajës, 39-vjeçri Ajes Sulejmani përplasi me makinë një çift dhe foshnjen e tyre në vijat e bardha.

Edhe pse u largua nga vendi i ngjarjes përmes rrugicave, Sulejmani u kap në një spital privat dhe pas bërjes së testit të drogës, rezultoi pozitiv.
Po ashtu, Sulejmani ishte një person që kishte 8 gjoba dhe ishte ndaluar po me të njëjtën makinë jo më larg sesa 3 javë më parë.
Ndërkohë, duket se policia po sot po shënjestrën pikërisht këta persona për përdorim alkooli dhe droge, por nuk dihet pse blutë nuk e kanë ndaluar më herët shoferin Sulejmani me kaq shumë gjoba dhe shto faktin që ai edhe në kërkim në Britani.

“Nisur nga aksidentet e ndodhura ditët e fundit, në disa qarqe të vendit, me pasoja për jetën, si dhe nga aksidenti i mesditës së sotme në Tiranë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, ka kërkuar reflektim të menjëhershëm të strukturave të Policisë Rrugore, në të gjithë vendin, por dhe të strukturave të Rendit e Shqiponjave, me qëllim koordinimin e veprimeve për evidentimin dhe ndëshkimin e të gjithë drejtuesve të automjeteve, që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Drejtori i Përgjithshëm, nëpërmjet një telegrami urgjent për strukturat, ka kërkuar që drejtuesit e strukturave Policore të jenë në krye të shërbimeve, për ti organizuar dhe orientuar, që të fokusohen në ato shkelje që janë burim potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.” – thuhet në njoftimin e policisë.

Prej orës 20:00 në të gjithë vendin kanë nisur kontrolle intensive, patrullime e monitorime, që do jenë të përditshme dhe jo me fushata, duke përdorur të gjitha mjetet logjistike bashkëkohore, që tashmë Policia Rrugore ka në përdorim.


