Pa drita në mes të Tiranës, pa fëmijë e të braktisur, çifti i të moshuarve thirrje për ndihmë
Familja e Koço Shukullit në rrugën Arjan Sala në Laprakë prej vitesh jetojnë në terr ndërsa sikur të mos mjaftonte kjo çifti vuan dhe nga probleme shëndetësore.
Ata i bëjnë apel institucioneve që ta ndihmojnë të paktën me një dritë ndërsa thirrja shkon dhe për këdo që ka dëshirë t’ua zgjasë dorën.
Mjerimi dhe skamja janë ulur këmbëkryq në familjen Shukulli në Laprakë.
Jetesa për Koçon dhe Feride-në është shumë e vështirë sikur të mos mjaftonte skamja prej vitesh jetojnë mes territ.
“Unë po bëj 4-5 vite. E zier me sobë qumështin.”
67-vjeçari thotë se jeta e tij ka qenë një tmerr i vërtetë, e për shkak të sëmundjen së bashkëshortes, i duket e pamundur se një ditë do të jetojë si më parë.
E zonja e shtëpisë prej vitesh ka probleme ku i vetmi kujdestar është i shoqi, por dhe ai tashmë i pamundur ndaj kërkon mbështetje.
“Tashi është i sëmurë, por bën 20 vite. Nuk bën asgjë, gatuaj vetë.”
Çifti prej vitesh të martuar sot nuk kanë askënd veç njëri-tjetrit pasi fati nuk ua plotësoi ëndrrën për të pasur një fëmijë.
“Si nuk do të kisha dashur. Nuk është bërë. Le të ishte vajzë ose djalë.”
Të ardhura e tyre janë të pamjaftueshme e shpesh i zoti i shtëpisë detyrohet të mbledh kanoçe.
“Mbledh hekura dhe i shes. Ngrihem në mëngjes në orën 3 të natës.”
