“Gabimet e opozitës dhe pakënaqësitë që nxori ‘Foltorja”, Akademiku Fuga tregon arsyet se përse PD është në krizë
Akademiku Artan Fuga, ka analizuar situatën brenda PD, duke thënë se kjo parti pas zgjedhjeve të 25 prillit, hyri në një rrugë plot të papritura, dhe me pasoja të pakëndshme.
Në një intervistë për Ora News, profesori tha se partia prej kohësh ishte e personalizuar dhe nuk kishte një demokraci të brendshme në mënyrë që mos të mbetej në duart e kryetarit.
Artan Fuga: Mendoj se pas zgjedhjeve të 25 prillit, hyri në një rrugë që ishte plot me të papritura dhe pasoja të pakëndshme. Nuk qe në gjendje të reagonte ndaj faktit që ajo kaloi nga humbja në humbja dhe pas 25 prillit nuk mundi të vinte në pushtet. Kjo kërkonte një analizë të thellë në dy plane: Në planin e parë, sigurisht shikonte ato që pretendonte, port ë shikonte dhe difektet e veta, në programin që jepte, fushatën dhe kandidatët. Pastaj u bllokua dhe në një drejtim tjetër, pasi partia prej kohësh ishte e personalizuar. Nuk kishte një demokraci të brendshme. Në atë kohë ajo që gjykoja ishte se duhej një demokratizim i brendshëm i partisë, në mënyrë që ajo të mos mbetej një vegël në duart e kryetarit. Por kjo nuk ndodhi.
Profesor Fuga thekson se lëvizja e Berishës e ashtuquajtur “Foltore” tregoi se demokratët kishin pakënaqësi ndaj Lulzim Bashës, ndaj qeverisjes dhe pakënaqësi se nuk kishin të drejtë vendimarrje.
Sipas tij, konflikti kishte brenda disa aktorë, që e cila bëri që përplasjet brenda PD gjatë këtyre muajve të jenë shumë të mëdha. Më tej akademiku tha zëri opozitar për shkak të konflikteve të brendshme ndaj politikave ka qenë shumë i zbehtë.
Artan Fuga: U krijuan dy realitete: Nga njëra anë militantët dhe qytetari, ndërkohë që lidershipi i PD sidomos deputetët ishin brenda strukturave të qeverisjes në Shqipëri, me statuse shumë të mira, në një farë mënyrë nuk kishin asgjë për të humbur. Thosha që ky realitet do të jetë një tërmet i fortë brenda elektoratit të djathtë, por sigurisht asgjë nuk po ndodhte. Vjen një moment i dytë, ai i shpalljes “Non Grata” e më pas përjashtimi i tij nga grupi parlamentar e më pas “Foltorja”.
Foltorja për mua tregoi se ka një pjesë të madhe, që kishte tre pakënaqësi të madha: E para ishte ndaj kryetarit të PD. E dyta ndaj qeverisjes dhe pakënaqësia e tretë ndaj trajtimit të përpjekjeve të këtij elektorati duke i lënë jashtë çdo vendimarrje. Këtu u ndez konflikti që për mua kishte disa aktoë, Basha me deputetë e tjerë, nga ana tjetër foltorja, militantët, nga ana tjetër Berisha që shprehej kritik nga Basha, dhe grupi i deputetëve që u përça.
E gjithë kjo lojë aktorësh ka bërë që përplasjet brenda PD të jenë shumë të mëdha në këto muajit e fundit. Zëri opozitar ndaj politikave qeveritare ka qenë shumë i zbehtë.
Profesori tregoi dhe arsyet se përse opozita është në një situatë kritike sot.
Artan Fuga: PD është në këtë gjendje sepse duke qenë brenda një krize që ka të bëjë me një krizë të brendshme, kjo opozitë nuk ka fuqi të bëjë opozitën e duhur ndaj kësaj qeverie.
Kësaj i shtohet edhe 3-4 vite para kësaj krize, ku PD nën presionin e disa faktorëve madhor si tërmeti, Covid-19, u fut në kurthin që i ngriti partia në pushtet. Vjen gabimi i dytë që ishte djegia e mandateve +krizën e brendshme në parti. Në këto 7-8 vjet të gjithë këto kanë sjellë në këtë situatë. Është një situatë kontekstuale, historike që shpjegohet me realitete konkrete.
Përgatiti Anila Kolgjini.
