Shkodër, digjen 4 makina gjatë natës, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme
Janë djegur gjatë natës 4 makina në hyrje të qytetit të Shkodrës.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 02:00 të mëngjesit, ku kanë qenë banorët të cilët kanë njoftuar forcat zjarrfikëse.
Sipas të dhënave nga vendi i ngjarjes janë 3 mjete te djegura plotësisht dhe 1 tjetër pjesërisht.
Dyshohet se zjarri në njërën nga makinat mund të ketë qene i qëllimshëm, ndërkohë që me pas si pasojë erës ato janë djegur njëra pas tjetrës.
"Rreth orës 02:50, në lagjen “Salo Halili”, Shkodër, janë djegur plotësisht automjetet tip Audi në pronësi të shtetasit G. P. , Audi në pronësi të shtetasit G. D, ndrërsa automjetet tip Volkswagen në pronësi të shtetasit M. M. dhe Opel në pronësi të shtetasit A. M., janë djegur pjesërisht." - njofton policia.
Vijojnë veprimet hetimore duke mbledhur çdo provë materiale dhe vlerësuar çdo informacion si dhe duke bashkëpunuar ngushtë me ekspertë dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër për përcaktimin e shkakut të djegies dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.







