“Rithemelimi” publikon rregulloren për zgjedhjen e kreut të PD-së: Qasje e barabartë për kandidatët

Pas zgjedhjes së Edi Palokës kryetar të këshillit kombëtar komisioni i rithemelimit në partinë demokratike ka hapur garën për kryetarin e kësaj force politike.

Në deklaratë u nënvizua se konkurrentët do të kenë akses të barabartë në medie por dhe do të kenë përfaqësuesit e tyre në komisionerë.

Video e publikuara në medie ku numëruesit dëgjohen për ndryshimin e numrit të fletëve, sipas komisionit nuk ka të bëjë me rinumërimin

Deri më tani është Sali Berisha që ka deklaruar kandidimin e tij. Afati për shpalljen e sfidës do të jetë data 7 maj ndërsa në datën 22 anëtarësia do të votojë përmes procedurës një anëtar një votë. 

Kështu, në rregullore thuhet se procesi zgjedhor për Kryetar të PDSH garanton parimin e konkurrimit të lirë dhe shanseve të barabarta midis kandidatëve si dhe kontrollin e tyre mbi mënyrën e realizimit të tij.

Aty theksohet se zgjedhjet bëhen me votim të lirë, të fshehtë, të barabartë dhe të drejtpërdrejtë, sipas modaliteteve të parashikuara në udhëzim dhe se anëtarët e partisë me të drejtë vote e ushtrojnë lirisht të drejtën e votës.

Ndërkohë, çdo kandidat ka të drejtën të caktojë pranë KOKOE, brenda datës 10 maj 2022, një vëzhgues të tij të përhershëm.

“Kandidatët ftohen të paraqesin programin e tyre përpara strukturës së partisë dhe anëtarëve të partisë. Drejtuesit e strukturave të Partisë, në qendër dhe në bazë, i mundësojnë çdo kandidati akses të barabartë në garë. Drejtuesit e strukturave të Partisë, në qendër dhe në bazë, qëndrojnë asnjanës në procesin zgjedhor. Çdo kandidat ka të drejtën të caktojë pranë KOKOE, brenda datës 10 maj 2022, një vëzhgues të tij të përhershëm. Vëzhguesi ka akses të plotë në të gjithë veprimtarinë e Komisionit. Ai njoftohet dhe merr pjesë në çdo mbledhjen të Komisionit dhe merr fjalën sa herë e kërkon për të parashtruar kërkesa, propozime apo ankesa. Në Komisionet e Votimit dhe të Numërimit në degë, çdo kandidat ka të drejtën të caktojë një përfaqësues në Komision. KOKOE ka përgjegjësinë të japë akses të plote dhe të menjëhershëm çdo kandidati në listën zgjedhore. Ky akses fitohet menjëherë pas regjistrimit të çdo kandidati nga KOKOE.” – thuhet në rregullore.

Rithemeli shton se secili kandidat ka të drejtë të përdorë mjediset e selisë qendrore të Partisë Demokratike apo selitë e Degëve të partisë në rrethe për aktivitete të tij gjatë fushatës zgjedhore apo për komunikimin me mediat.