Tiranë, përfshihet nga zjarri kancelaria, dyshohet për vënie të lëndëve plasëse

Një kancelari në Tiranë është përfshirë nga zjarri në orët e para të ditës së sotme.

Ngjarja ka ndodhur në Rrugën Teuta, Kamzë, rreth orës 00:25, ndërkohë që deri më tani raportohet se ka vetëm dëme materiale.

“Më datë 07.05.2022, në Rrugën Teuta, Kamzë, rreth orës 00:25, është konstatuar zjarr në kancelarinë në pronësi të shtetases Xh. Gj., dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale. Nga verifikimet paraprake dyshohet për hedhje/vendosje të ndonjë lënde plasëse.” – njofton policia.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.