Tjetër rasti i goditjes së narkotikëve, arrestohet 49 vjeçari në Fier
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Maj 2022, 09:48
Është finalizuar operacioni policor antidrogë i koduar “Continuance” gjatë të cilit janë sekuestruar drogë, armë zjarri dhe armë gjahu.
Gjithashtu është vënë në pranga personi që i posedonte ato, një 49-vjeçar banues në Cakran, Fier.
Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit P. H., Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri (pistoletë me mulli), një armë gjahu, municion luftarak dhe tri qese me lëndë narkotike cannabis sativa, në formë boçeje, me peshë rreth 1.3 kilogramë, njofton policia.
Mbi 49 vjeçarin rëndojnë veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.