Tropojë: Posedonte kanabis, armë dhe municione luftarake, arrestohet 51 vjeçari

Përmes operacionit të koduar "Again" janë sekuestruar rreth 18 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis,një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një aparat celuar në Tropojë.

Si rezultat i bashkëpunimit të DVP Kukës me Komisariatin e Policisë Tropojë dhe Prokurorinë e Rrethit Tropojë u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit  Binak Zharku 53 vjeç banues në Bajram-Curr Tropojë, njofton policia.

Vijojnë hetimet për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".