Salianji: Do të bëjë çdo përpjekje për të mbledhur gjithë grupin, pastaj do të marrim vendime
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Maj 2022, 19:24
Pasi doli nga mbledhja e një pjese të grupit parlament të PD-së, deputeti Ervin Salianji tha se do të bëjë çdo përpjekje për të bashkuar grupin.
Ai theksoi se propozimet dhe diskutimet që hidhen nga deputetët janë qëndrime individuale derisa të ketë një qëndrim të grupit të PD-së.
Salianji: Do të bëjmë çdo përpjekje për të mbledhur gjithë grupin si një i tërë dhe të mos e ndajmë grupin parlamentar për interesa meskine të dikujt. Propozimet dhe diskutimet që hidhen nga deputetët janë qëndrime individuale derisa të ketë një qëndrim të grupit të PD-së i cili do të caktohet me kryesinë e partisë. Të gjithë deputetet e grupit marrin vendimmarrje të emër të grupit.

