Alibeaj: Deputetët ranë dakord të jemi pjesë në zgjedhjen e Presidentit, sërish mbledhje të hënën
Pas mbarimit të mbledhjes të një pjese të grupit parlament të PD-së, deputeti Enkelejd Alibeaj u shpreh se në këtë mbledhje u diskutua edhe për çështjen e zgjedhjes së presidentit.
Ai theksoi se deputet ranë dakord që duhet marrë pjesë në këtë proces dhe se është lënë një mbledhje tjetër ditën e hënë.
Alibeaj: U diskutua për çështjen e komisioneve të posaçëm që janë brumi i lëndës opozitare. U diskutua edhe çështje e presidenti të republikës. Dua t’i falenderoj të gjithë deputet për të përballur këtë proces që teston edhe qasjen e vetë PD-së. Ishte një mbledhje ku secili nga deputetët dha mendimin e tij. Kishte një konsensus dhe me sugjerimin e tyre lamë që të kemi një mbledhje ditën e hënë.
Gjithë deputetëve iu kërkuar që në lidhje me këtë proces të ofrojmë kriteret që PD-ja dhe deputetët si e imagjinojnë profilin dhe kriteret e atij që do të jetë qytetari i parë i këtij vendi. Vura re se me një sens përgjegjësie te deputetët që ndanë dy çështje; marrjen pjesë në proces dhe të mos përdoremi. Marrja në pjesë në proces është detyrim ligjor dhe zgjedhësve shqiptar.

