Salianji kërkon mbledhjen e Kryesisë për Presidentin, Gështenja do të sfidojë mazhorancën. Për zgjedhoren, pakt ndërkombëtar
Qëndrimet e mbajtura në rrjetet sociale, lidhur me zhvillimet në parti, deputeti Ervin Salianji i bëri me dije edhe në mbledhjen e grupit parlamentar të PD, të thirrur nga Enkeljed Alibeaj, ku në fokus është zgjedhja e presidentit të ri.
Ai tha se duhet të shtyhet mbledhja dhe të zhvillohet kur pjesëmarrës të jenë të gjithë deputetët. Ndër të tjera ai tha se çështja e presidentit apo çështje të tjera duhet të diskutohen fillimisht në grup parlamentar dhe jo të bëhen fakt i kryer.
Ervin Salianji: Duhet ta shtyjmë mbledhjen dhe të mblidhemi kur të jenë të gjithë. Duhet të ulemi me kryesinë e grupit dhe të vijnë deputetët. Nuk ka sens të kërkohet autorizim për t’u ulur me Ramën dhe nuk ulemi me njëri-tjetrin. Reforma territoriale dhe zgjedhore absolute për ne. Presidenti dhe çdo çështje tjetër duhet të diskutohet në kryesi grupi dhe në grup parlamentar, jo fakt i kryer.
Nga ana tjetër deputeti Kreshnik Çollaku është shprehur se PD duhet të marrë pjesë në zgjedhjen e Presidentit.
Kreshnik Çollaku: Duhet të marrim pjesë në tryezën për të zgjedhur kandidatin për president, pa komplekse. Të jetë figurë me integritet.
Ndërsa deputetë të tjerë janë shprehur pro marries pjesë në procesin për zgjedhjen e presidentit.
Lefter Gështenja: Edhe pse ne e dimë që Rama i ka numra ne duhet të marrim pjesë duke vendosur kritere të sakta se kush duhet të jetë presidenti. Para opinionit publik ne nxjerrim 1 2 3 ose 4 kandidatë potenciale që kanë reputacion në opinionin publik. Duke sfiduar mazhorancën me kandidatë me intgritet. E sigurt që qytetarët do të na vlerësojnë për këtë zgjidhje. Kushti im është që presidenti të jetë ani-komunist që nuk shitet e nuk blihet.
Saimir Korreshi: Të propozojmë një emër për President. President që ne besojmë që bën. Duhet patjetër të marrim pjesë në reformën territoriale.
Ferdinand Xhaferraj: Të marrim pjesë por mos të përdoremi nga procesi. Të negociojmë me faktorin ndërkombëtar për procesin.
Sakaq Alibeaj i cili thirri mbledhjen tha se ditën e sotme nuk do të merret asnjë vendim.
Enkelejd Alibeaj: Kjo është një mbledhje informuese e kolegëve për mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, duke synuar hapjen e debatit brenda grupit parlamentar të PD për procesin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës. Sot nuk kemi për të marrë asnjë vendim, sepse mbledhja është me natyrë informale për informimin tuaj për ecurinë e deri tanishme dhe shkëmbimin e mendimeve. Me disa prej kolegëve kam diskutuar edhe personalisht dhe i di mendimet e tyre, me intereson që vendimin për procesin ta marrim të gjithë bashkë, në një moment tjetër, pasi të kemi ezauruar fazën e marrjes së mendimit të secilit.
Ka një tentativë për të përçarë edhe Grupin Parlamentar, edhe pse gjate ketij muaji kemi berë përpjekje serioze për të bashkuar grupin. Nuk e kuptoj dot këtë sjellje dhe është një tjetër akt përçarës.
Secili nga anetaret e ketij grupi kane bere perpjekje për të mos lejuar përçarjen e partisë. Refuzoj me forcë çdo te tentativë për ndarjen e partisë, dhe me gjithçka kam në dorë do bëj çmos që kjo mos të ndodh.
Gazment Bardhi: Murrizi, Rudina dhe Jozefina që ne i kishim përballë një vit më parë do të na diktojnë ne si grup parlamentar ça vendimi do të marrim?
Saimir Korreshi: Duhet të pyesim dhe të vendosim bashkë me ata që nuk janë prezent nëse do marrim pjesë apo jo. E para kjo. Ne bojkotet, koha ka treguar që kanë qenë të gabuara dhe nuk na ka dhënë të drejtë. Duhet të kemi të qartë që Rama e vendos vetë Presidentin edhe pa ne, pasi po ne e kemi ndryshuar më herët Kushtetutën. Procesi mos të kushtezohet vetëm te emri por një proces që të ketë procedura dhe kritere, nëse nga pala tjetër nuk pranohen s'kemi pse bëhemi farsë. Ne duhet të propozojmë një figurë, e cila të jetë e pranueshme për shqiptarët që i përfaqëson të gjithë ata.
Ervin Salianji: Nuk është mbledhje grupi se nuk ka kuorum, është takim mes deputetesh. Mbledhjen ta caktojmë me kryesinë e grupit dhe ta caktojmë kur të jenë të gjithë

