Softa: Krimi ka hyrë thellë në politikë, pushteti s’përdoret si detyrim për qytetarët

Mafia kalabreze Ndrangheta, ka një të penduar të ri që ka vendosur të bashkëpunojë me drejtësinë italiane duke rrëfyer emra e ngjarje që zbardhin trafikun e drogës, marijuanës, kokainë e hashashit, nga Brazili e Shqipëria drejt Italisë së Veriut e në veçanti rajonit të Piemontes. Në rrëfimin e tij ai ka thënë se një ministër shqiptar ka qenë mbështetje për trafikantët e drogës.

Në lidhje me këtë eksperti  i sigurisë, Fation Softa në një intervistë për Ora News tha se lajmet nuk qarkullojnë pa baza.

Ai  thotë s krimi e korrupsion ka depërtuar deri të ministrat.

Fation Softa: Është lajm që qarkullon dhe është një lajm që ka një bazë. Do kemi një zbardhje të situatës. Asgjë nuk thuhet në mënyrë spontane. Nuk është ndonjë çudi e madhe sepse po shikojmë se krimi, korrupsioni apo i elementëve të tjerë ka deportuar deri të ministrat. Fakti që janë ndaluar disa ministra, tregon se organet e drejtësisë janë në veprim. Por jo gjithçka vjen nga territori shqiptar. Por jo gjithçka vjen nga territori shqiptar, në rastin e zbulimeve gjithçka që ka ardhur nga jashtë.

Më tej ai shtoi se krimi e politika nuk janë të ndarë, ndërsa thekso sepushteti nuk përdoret si një detyrim për qytetarë por përdoret për devijime votash dhe për disa gjëra që nuk i dimë.

Fation Softa: Nuk mund të themi që krimi e politika janë të ndarë, për aq kohë sa një person paguan në fushatë për të blerë votën. Pushteti nuk përdoret si një detyrim për qytetarët por përdoret si devijim nga ajo votë dhe besim që i është dhënë dhe devijon në gjëra që disa i dallojmë, disa nuk i dallojmë, disa i dimë e disa nuk i dimë. Sa më shumë kohë që kalon aq më thellë e kuptojmë se sa thellë ka hyrë krimi te politika dhe politika është mpleksur me krimin. 

Softa u shpreh se reforma në drejtësi po funksionon duke shtuar se nëse reforma në drejtësi do ishte pjesë e një krahu politik do ishte dështim.

Fation Softa: Reforma në drejtësi po funksion. Lufta mes të resë dhe të vjetrës është një luftë konfliktuale por gjithmonë do të fitoj e reja. Kam besim se kjo reformë do të vazhdojë edhe pse ka ngërçe të cilat duhet të kapërcehen. Nëse reforma në drejtësi do ishte pjesë e një krahu politikë do ishte pastaj një dështim.