Pas investimeve strategjike, PD kërkon komision të posaçëm dhe për krizën energjitike
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Maj 2022, 17:41
Një ditë pasi shtatë deputetë të Partisë Demokratike i kanë kërkuar të mërkurën Kuvendit ngritjen e një komisioni parlamentar të posaçëm me synimin për të hetuar praktikat e ndjekura nga Komiteti për Investimet Strategjike, selia blu bën gati kërkesën për komisionin e dytë.
Vendimi u mor në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të PD të thirrur nga Enkelejd Alibeaj.
20 deputetët, përfshirë Alibeajn, që morën pjesë në mbledhje, vendosën të paraqesin një kërkesë për ngritjen e një Komisioni të Posaçëm Parlamentar për abuzimet me shitblerjen e energjisë elektrike dhe krizën e krijuar në sistemin energjitik.
Për këtë ngarkohen deputetët Helidon Bushati, Lefter Gështenja dhe anëtarët e PD-së në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese.

