Salianji në mbledhjen e Alibeajt: Ka një përpjekje skizofrenike për të ndarë PD-në në dy pjesë
Ervin Salianji iu përgjigj ftesës së Enkelejd Alibeaj për mbledhjen e grupit parlamentar por ndërsa hynte në selinë blu, ai tha për mediat se ka një përpjekje skizofrenike për të ndarë Partinë Demokratike në dy pjesë.
Deputeti nënvizoi se mbledhjet e grupit të kësaj partie janë kthyer në përpjekje për protagonizëm personal, duke mos i lënë fokusin e duhur zgjidhjes së problemeve.
Ai zbuloi se personalisht është investuar për të folur me Rithemelimin dhe Alibeajn që mbledhja të jetë e përbashkët
Salianji: Ka një përpjekje skizofrenike për ta ndarë PD në dytë pjesë. Nuk hyj në ata deputetë që PD të ndahet. Personalisht kam bërë përpjekje për të folur me Rithemelimin dhe Alibeajn që mbledhja të jetë e përbashkët.Është e pamundur që të mos diskutojmë. Mbledhjet e grupit janë kthyer në përpjekje për protagonizëm personal, duke mos i lënë fokusin e duhur zgjidhjes së problemeve. E kanë zhvendosur vëmendjen nga reforma territoriale dhe reforma zgjedhore. Këto kanë mbetur pezull për shkak të mungesës së emrave nga ana e opozitës, që është e pafalshme. Grupi duhet të hyjë në një hulli të duhur, kryesia duhet të mblidhet rregullisht dhe deputetët duhet ti japin zgjidhje krizës që PD të marrë zgjidhje dhe mos e shpërndajmë fokusin nga lufta ndaj Edi Ramës. Do bëjmë çdo përpjekje që grupi parlamentar të funksionojë si një i tërë.
