Te "5 Maji" vijojnë shembjet, banorët pa zgjidhje: Nuk firmosim akt-marrëveshje me Bashkinë pa afate

Në lagjen "5 Maji" vijon shembja e shtëpive dhe ndërkohë për banorët vijon e njëjta problematikë.

Ata ende nuk e dinë nëse do të marrin një shtëpi të re ose jo.

Kjo pasi ata ende nuk e kanë firmosur akt-marrëveshjen me Bashkinë e Tiranës pasi sipas tyre ka mungesë të informacioneve lidhur me afatet.

"Jo nuk kemi firmosur akt-marrëveshjen, përderisa nuk ka një kohë dhe afat nuk do të firmosim marrëveshjen. Jemi me letra, me certifikatë pronësie, me të gjitha".

"Nuk dimë as kur fillo, as kur mbaro. Nuk kam asnjë iNformacion se nuk na e ka dhënë njeri."

Edhe pse kanë mbi tre muaj që kanë liruar shtëpitë, shumica e banorëve ende nuk kanë marrë bonusin e qirasë.

"Për momentin kemi dalë në shtëpi me qira, nuk jepet bonus qiraje, asgjë".

"Shteti nuk na ka dhënë bonus qiraje, i kemi bërë dokumentat. Kanë thënë që do të votohet në këshillin bashkiak, do miratohet në prefekturë dhe do u lajmërojmë. Ka tre muaj, asgjë."

Vlera me të cilën u ëhstë vlerësuar prona konsiderohet shumë e ulët prej tyre.

"Ja kanë ul vlerën komplet tokës ndërkohë që shteti kur ta shesë këtu mund të shkojë 1000-2000 euro. Ne na ka vlerësuar me një çmim qesharak."

E nëse nuk marrin aq sa u takon, thonë se do të ndjekin rrugën ligjore.

"Do të ndjek rrugën gjyqësore se nuk kam çfarë të bëj tjetër."

Gjatë ditës së sotme fadromat e bashkisë Tiranë shemben tre pallate. Pjesa më e madhe e qytetarëve që banonin aty nuk patën guximin që të vinin dhe të shikonin shkatërrimin e tyre.

Te "5 Maji" vijojnë shembjet, banorët pa zgjidhje: Nuk