NATO shpall emërimin e gjeneralit amerikan si Komandant Suprem i Aleatëve në Evropë

Këshilli i Atlantikut të Veriut ka miratuar emërimin e gjeneralit Christopher G. Cavoli të ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, në postin e Komandantit Suprem të Aleatëve për Evropën.

Gjenerali Cavoli aktualisht po shërben si komandant i Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara për Evropë dhe Afrikë.

Pas përfundimit të proceseve kombëtare të konfirmimit, ai do të marrë emërimin e tij si pasardhës i gjeneralit Tod D. Wolters, Forca Ajrore e Shteteve të Bashkuara, në një ceremoni ndryshimi të komandës në Shtabin Suprem të Fuqive Aleate në Evropë në Mons, Belgjikë, që pritet në verën e vitit 2022.

Në një postim në twitter, ambasadorja amerikane Yuri Kim i përcolli urimet gjeneralit për detyrën e re.

"Urimet më të mira për GEN Cavoli teksa merr një nga punët më të vështira në një moment sfide të rëndësishme për mbrojtjen dhe sigurinë tonë kolektive. Mezi presim të punojmë së bashku për të forcuar më tej bashkëpunimin Shqipëri-SHBA si aleatë të NATO-s".

Diplomatja amerikane kujton se një vit më parë, paraardhësi i tij dhe Cavoli ishin në Shqipëri.

"Këta dy gjeneralë ishin në Shqipëri për të nisur Defender Europe 2021. Komanda e forcave të NATO-s është vendosur të kalojë nga zotëria në të djathtë te zotëria në të majtë. Faleminderit dhe respekt të thellë për gjeneralin Wolters për shërbimin e tij të shquar ndaj SHBA dhe NATO-s.

NATO shpall emërimin e gjeneralit amerikan si Komandant Suprem i
Christopher G. Cavoli