Ukraina rifiton kontrollin mbi vendbanimet pranë Khersonit
Nga Ora News Përditësimi i fundit 5 Maj 2022, 07:37
Zyrtarët ushtarakë ukrainas kanë bërë me dije se Ukraina ka rifituar kontrollin mbi disa vendbanime që rrethojnë Mykolayiv dhe Kherson në jug të vendit.
Në raportin e fundit të inteligjencës nga shtabi i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës thuhet se për shkak të veprimeve të suksesshme të mbrojtësve ukrainas, forcat ruse humbën kontrollin mbi disa vendbanime në kufirin e rajoneve Mykolayiv dhe Kherson.
Megjithatë, luftimet e ashpra vazhdojnë në Mariupol, ku pushtuesit rusë po përqendrojnë përpjekjet e tyre për të shkatërruar njësitë ukrainase të stacionuara në zonën e Azovstal.
Gjithashtu mendohet se Rusia po provokon tensione në rajonin e Moldavisë Transnistriane.