Zelenski thirrje për armëpushim për të shpëtuar të plagosurit në Azovstal, i telefon dhe Gueterres
Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski ka bërë thirje për armëpushim, për të shpëtuar rreth 200 civilë dhe ushtarakë të strehuar në bunkerët e fabrikës së çelikut në Azovstal.
Rusia ka deklaruar se forcat e saj do të ndalojnë sulmet në këtë rajon, për të hapur një korridor humanitar tre ditor.
Regjimenti ushtarak i Ukrainës në Azovstal ka thënë se që kur rusët hynë në territorin e uzinës, ata po luftojnë në beteja të përgjakshme.
Sulmet e fundit në Ukrainën perëndimore kishin si objektiv infrastrukturën kritike të dëmtuar, sipas Pentagonit.
Ndërkohë në një bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres, Zelenski falenderoi OKB për evakuimin e suksesshëm nga uzina e çelikut këtë javë, ku u shpëtuan 100 persona. Por ai bëri thirrje që të shpëtoheshin dhe personat e mbetur në uzinë, disa prej të cilëve janë të plagosur.
