Ekspozita e trofeve të luftës. Ukrainasit shfaqin pajisje të luftës ruse të shkatërruara në Kiev

Në mes të një armëpushimi treditor mes Rusisë dhe Ukrainës, në Kiev janë ekspozuar mbetjet e pajisjeve të luftës ruse të shkatërruara gjatë pushtimit të Moskës.

Këto trofe lufte janë vendosur jashtë Muzeut Kombëtar të Historisë Ushtarake të Ukrainës, në mënyrë që njerëzit të mund të shohin me sytë e tyre çfarë ka ndodhur. Ushtaraku veteran, Pavlo Netesov, përcjell këtë mesazh:

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

“Përmes këtij ekspozimi të pajisjeve ushtarake dua që njerëzit ta kuptojnë këtë luftë siç e shoh unë, siç po ndodh në realitet. Kjo është ruajtja e historisë aktuale, kështu që askush nuk mund të thotë 'nuk ndodhi'. Koha do të kalojë dhe nuk do të shihni asgjë".

Avokatja Inna Hopaitsa thekson shton se këto trofe lufte duhet të mblidhen në vende të veçanta dhe të krijohen muzeume.

Për 71 vjeçarin, Valeriy Stavichenko, veteran lufte, këto pajisje të shkatërruara janë tregues se sa pranë fitores ndaj angresionit rus është Ukraina.
"Sa më shumë automjete të shkatërruara të armikut të kemi, aq më afër është fitorja", thotë ai.

Për më shumë se dy muaj, forcat e Rusisë dhe Ukrainës janë përfshirë në një luftë. Në të, mbi 1000 tanke, të paktën 200 avionë dhe rreth 2500 automjete të blinduara luftarake të ushtrisë ruse janë shkatërruar nga forcat ukrainase, sipas raportimeve të mediave. Këto automjete kanë qenë të shpërndara në të gjithë rajonin.