Presidenti i Këshillit Evropian: BE duhet të konfiskojë dhe shesë asetet ruse, ti përdor për të rindërtuar Ukrainën
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel në një intervistë të dhënë për agjencinë e lajmeve Interfax-Ukrainë ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të shesë asetet ruse që ka konfiskuar përmes sanksioneve dhe ti përdorë të ardhurat për të rindërtuar Ukrainën.
Charles Michel:"Jam absolutisht i bindur se kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme jo vetëm për të ngrirë asetet, por edhe për të bërë të mundur konfiskimin e tyre, për ta vënë në dispozicion për rindërtimin e vendit".
Siaps tij kjo është një çështje drejtësie.
BE tha muajin e kaluar se kishte ngrirë 30 miliardë euro asete të lidhura me individë rusë dhe bjellorusë . Vërejtjet e Michel e bëjnë atë zyrtarin e parë të lartë të BE-së që propozon konfiskimin e këtyre aseteve.
Gjithashtu edhe Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, propozoi javën e kaluar që asetet e sekuestruara të oligarkëve të shiten për të ndrequr dëmin e shkaktuar nga Rusia dhe për të ndihmuar në ndërtimin e Ukrainës.