Moska ka praktikuar sulme me raketa balistike bërthamore

Forcat ruse kanë praktikuar sulme në Kalingradin perëndimor, një rajon midis Polonisë dhe Lituanisë, me raketa të afta për të mbajtur koka bërthamore. Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Mbrojtjes ruse në një deklaratë për mediat.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"Rusia ka praktikuar "lëshime elektronike" të stimuluara nga sistemi "Iskander" i raketave balistike të lëvizshme", tha Ministria, citon ANSA.

Në stërvitje u përfshinë më shumë se 100 personelë ushtarakë, të cilët vepruan në kushtet e rrezatimit dhe kontaminimit kimik.

Sulmet e veçuara dhe të shumëfishta u stimuluan kundër objektivave të tillë si aeroportet dhe postet komanduese të një armiku të rremë.