Taktika e Moskës me stërvitjen ushtarake të Bjellorusisë në kufi me Ukrainën
Nga Ora News Përditësimi i fundit 5 Maj 2022, 08:27
Rusia mund të përdorë stërvitjete ushtarake të Bjellorusisë në kufi me Ukrainënë, si një taktikë për të rritur tensionin mes dy vendeve.
Një gjë e tillë mund të bëjë që forcat ushtarake ukrainase të largohen nga rajoni i Donbasit për në veri të vendit, ka thënë Ministria e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar.
Në konferencën e fundit të inteligjencës, ministria tha se Bjellorusia po hyn në kulmin e ciklit të stërvitjes së saj dimërore.
"Devijimi nga aktiviteti normal i stërvitjes mund të përbëjë kërcënim për aleatët dhe partnerët tanë. Aktualisht një gjë e tillë nuk mund të parashikohet", shtoi ministri.