Flamuri kuqezi valëvitet në “Bernabeu”, prekje me fat për Karim Benzema që shënoi golin historik
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Maj 2022, 00:14
Koha shtesë, një tifoz hyn në fushë për të përqafuar Karim Benzema dhe deri këtu gjithçka është normale, por flamuri që ai mban në dorë është më i dashuri për të gjithë shqiptarët.
Gjysmëfinalja e Madridit u ngjyros edhe kuqezi ku flamuri me shqiponjën dykrenare në duart e një tifozi shqiptar u valëvit për disa sekonda në fushë dhe më pas preku sulmuesin francez. Me fat Benzema që pak minuta më vonë shënoi edhe golin e kualifikimit.

