Gega i kënaqur me Skënderbeun, Çela thur elozhe për korçarët (Video)
Pas fitores së shpresës dhe të parën për Skënder Gegën, trajneri i skuadrës korçare shprehet se ekipi e meriton këtë sukses.
“Është gjë e mirë që sulmuesit gjetën rrugën e rrjetës. Mensah është kthyer pas shumë javësh dhe mendoj se ekipi i dha shumë mundësi të tjera dhe jam i kënaqur nga loja në grup. Unë mendoj dhe jam i bindur se në këtë situatë duhet të punosh me lojtarët të japin 100%. Detyra e një trajneri është që t’u tregojë se kush është rruga më e drejtë”.
Në krahun tjetër, Emiljano Çela nuk është i lumtur me këtë rezultat.
“Objektivi ka qenë mbijetesa dhe hap pas hapi jemi ketu në vendin e pestë. Më vjen keq që Skënderbeu ndodhet në këto pozita. Është një skuadër me cilësi dhe lojtarë interesantë. Ka bërë një ndeshje shumë të mirë dhe i përgëzoj”.
