Reali në finale! Ancelotti, Benzema dhe një skuadër e çmendur kthen nga rruga e Parisit, City-n (Video)

I çmendur! Nuk mund të gjendet një krahasim më i goditur për Realin e Madridit këtë sezon. PSG, Chelsea dhe Manchester City, tre skuadra me të njëjtin fat, të shtypura nga Los Blancos, që të treja të eleminuara nga këmbët e Karim Benzema.

Nëse ndaj Chelseat ndeshja e dytë çerekfinale ishte e pabesueshme për mënyrën se si skuadra e Ancelottit e ktheu rezultatin në favor, ndaj Manchester City-t arrin ekstremin e çdo imagjinate.

3-1 në fund të 120 minutave edhe pse City shënoi një gol me Mahrez që u mendua se vrau shpresat e madrilenëve që reaguan brenda pak sekondave me Rodrygon dhe Vinicius jr. Çfarë rokade për ta çuar ndeshjen në shtesa.

Reali i Madridit kapi trenin e fundit dhe e drejtoi më pas në destinacionin Paris me “vrasësin” gjakftohtë Karim Benzema në rrjetën e 15 sezonale në Champions League dhe një Top të Artë që për të do të vendoset përfundimisht në finalen e 28 majit ku Reali i Madridit do të sfidojë Liverpool-in për të 14-in trofe Champions, dyfishin e kupave europiane të “The Reds”.

Në krahun tjetër për Manchester City-n nuk mund të ketë veçse lotë për një tjetër sezon europian të hedhur poshtë me Pep Guardiolën në ndjekje të kupës së lakmuar që prej 2013-ës së largët.