Ceka: Ministrja ka futur veten në bordin e Butrintit, e papranueshme, po bëjnë si me Teatrin
I ftuar në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, historiani Neritan Ceka u shpreh se ministrja Margariti ka vënë veten në bordin e fondacionit gjë që sipas tij është absurde.
Ai tha se ministrja duhet të merret me reformat dhe ligjet për sitet në vend për menaxhimin e tyre, Jo të bëjë si me teatrin që nuk e menaxhonin dot.
Ceka: Problemi është se ligji edhe pse u ndryshua e ka lënë të hapur që menaxhohen nga fondacionet. Ky është një fondacion privato-shtetëror. Margariti e ka vënë veten në bord dhe merr para. Kjo është e papranueshme për një minsitre që të jetë në një bord të tillë.
Unë mendoj se ligjërisht nëse e merr një specialisti kuvendi që një fondacion i autoemëruar që nuk dihet se kush i emëron, do t’i gjejnë probleme. Jemi në kohën ku duhet një reformë. Ashtu sikurse me teatrin kombëtar thonë se nuk e menaxhojnë dot. Janë shumë parqe që duan zgjidhje.

