Matisse brenda një pikture, Muzeu i Artit Modern ekspozon “Studion e kuqe” të piktorit francez

Muzeu i Artit Modern në Nju Jork ka çelur një ekspozitë me vepra të piktorit francez të shek të XX, Henri Matisse. Bëhet fjalë për “Studion e kuqe” të 1911, kur ai portretizoi 11 nga veprat e tij të artit në një kanavacë të vetme.

Muzeu i Artit Modern në Nju Jork, Moma, ka çelur një ekspozitë me vepra të piktorit francez të shek të XX, Henri Matisse. Bëhet fjalë për “Studion e kuqe” të 1911, kur ai portretizoi 11 nga veprat e tij të artit në një kanavacë të vetme. Kryekuratorja e MOMA-s, Ann Temkin, tha se për herë të parë, do të shfaqen së bashku të gjitha veprat e mbijetuara të piktorit.

"Kur u pikturua, njerëzit ndoshta as nuk e kuptuan se çfarë ishte, dukej kaq e çuditshme të shihje një pikturë si kjo. Ajo përmban 11 veprat e artit që ai kishte bërë në vitet para saj. Disa nga pikturat ishin të fundit, që ai sapo i kishte realizuar para se të përfundonte ‘Studion e kuqe’ në  1911."

Artisti riprodhoi pothuajse një duzinë versione në miniaturë të pikturave dhe skulpturave të tij, si një mënyrë për të përshkruar studion e tij në periferi të Parisit.

"Unë shpresoj se njerëzit do të kalojnë shumë kohë vetëm duke kuptuar se si po shihte Matisse, duke riparë vërtet fotografitë e tij ose objektet e veta ndërsa ai i përkthente ato në një pikturë të re."

Henri Matisse konsiderohet si piktori më me influencë i levizjes fauviste.

Ai thjeshtesoi format, pershtati nje varietet te gjere penelatash dhe pikturoi fusha te medha ngjyash te fuqishme kontrastuese krahe per krahe per te shprehur ndjenjat e tij rreth nje subjekti. Industrialisti i pasur rus Sergey Shchukin grumbulloi nje koleksion te madh arti modern.

Ai koleksionoi levizjet e artit te tilla si Impresionizmin, Kubizmin, Fauvizmin, Nabis-at dhe mbeshteti piktoret si Picasso, dhe Matisse te cilet ende refuzoheshin nga kritiket, studiuesit dhe publiku.